as shumë përplasjeve mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtarëve tjerë të KQZ-së dhe kryetares së këtij komisioni, Valdete Daka e ka mbyllur mbledhjen.
Ajo ka thënë se mbledhja nuk mund të vazhdojë në kushte të tilla.
Sami Hamiti i LDK-së e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kjo ka ardhur pas diskutimit me Sami Kurteshin, i cili ka kërkuar që votuesit që kanë dërguar vendvotime dy herë të dërgohen në prokurori dhe njëra t’u eliminohet ndërkaq votuesit që kanë dërguar me një vend nga diaspora te mos eliminohet të gjithë por 1.
Valdete Daka ka thënë se vendimi që të lejohen personat që nuk kanë dokumente valide të lejohen të votojnë është gabim dhe do jetë gabim. Ajo ka shtuar se është kundër.
“Arrogancë maksimale institucionale” e ka quajtur mungesën e letrave për letërnjoftime, Sami Kurteshi.