Ish-emisari i Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Grenell e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan”, ndërsa thotë se kreu i VV-së ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, ku përmend Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.
“Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që janë sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Ish-emisari ndërkohë ka ftuar administratën e Joe Biden që ta ndalojë Kurtin.
Kujtojmë se marrëveshja për njohje reciproke Kosovë-Izrael është arritur më 4 shtator të vitit 2020 si rezultat i ndërmjetësimit të presidentit amerikan, Donald Trump.