Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me u.d e presidentit Vjosa Osmani është pritur në takim edhe nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajçak, pas takimit me Hotin, po ashtu do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Nga AAK-ja kanë treguar se takimi do të mbahet nesër në orën 11:00.
Ndërkaq nuk dihet nëse Lajçak do të ketë takim me kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Miroslav Lajçak pas vizitës në Kosovë do të qëndroj për vizitë edhe në Serbi dhe Mal të Zi.