Banorët e fshatit Prapashticë dhe disa fshatra të tjera kanë protestuar sot para ndërtesës së Komunës së Prishtinës.
Të njëjtit në shenjë proteste kanë kërkuar nga Komuna të lëshojë në qarkullim një autobus për këto fshatra.
Tek objekti i vjetër i komunës është parë një numër simbolik i qytetarëve të cilët po qëndronin aty për të paraqitur kërkesën për transport publik.
Ata thonë se ndonëse ndodhen shumë afër kryeqytetit këto fshatra nuk kanë transport të rregullt dhe se po u vështirësohet qarkullimi.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.