Komuna e Vushtrrisë edhe në këtë vit do të shpërblejë me nga 100 euro çdo fëmijë të porsalindur,
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësj komune, Xhafer Tahiri. Ai ka thënë se për dy vite po zbatohet një politikë të re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve.
“Edhe këtë vit, Komuna e Vushtrrisë do të ndaj 120€ për fëmijët e porsalindur në qytetin tonë. Pra për të 2 vit me radhë po zbatojmë një politikë të re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve, duke synuar që të bëhet politikë nacionale! Buxhetin e kemi siguruar, ndërsa procedurat e aplikimit janë të njejtat!”, ka shkruar Tahiri.