Sipas të dhënave që ka publikuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për zgjedhjet e 14 shkurtit diaspora ka pasur interesimin më të madh për të votuar krahasuar me zgjedhjet e viteve të kaluara.
Po ashtu, numri i zarfeve të refuzuara ka qenë më i larti në këto zgjedhje, sipas KQZ-së zarfet janë refuzuara për arsye të ndryshme, ku 6 mijë e 665 zarfe janë refuzuar për shkak se janë dërguar nga qytetarët që nuk janë regjistruar si votues gjatë periudhës së aplikimit për shkak të mos respektimit të afateve ligjore.
Theksojmë se votat nga diaspora ende nuk janë numëruar, ato do të numërohen pasi të përfundojnë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
KQZ po ashtu ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen gjatë kësaj jave.