Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar nga Brukseli se pritën lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.
Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Balla shprehu optimizëm për takimin që ai bashkë me kryeministrin Rama dhe delegacionin shqiptar do të mbajë sot me Presidentin e PE, David Sassoli dhe Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos.
MESAZHI I BALLËS
Bruksel?? – Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Lajme shumë të mira kemi sot.