Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vijuar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara.
Prej votave të numëruara prinë Lëvizja vetëvendosje me 4 mijë e 977 vota, e dyta me radhë është Partia Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 838 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 1 mijë e 130, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 69 vota.
Gjatë ditës së sotme në orën 17:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të mbaj konferencë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi për të dhënë informacione lidhur me progresin në procesin e numërimit të votave me kusht dhe aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër.