Dy javë më parë qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit.
E numërimi i këtyre kutive, dha rezultatin preliminiar që e bënë LVV fitues të zgjedhjeve.
Tani më, është edhe faza e fundit e numërimeve deri në ceritifkimin final të rezultateve.
Por edhe pse ende nuk janë certifikuar këto rezultate, kërkesat në drejtim të kryetarit të LVV-së vec se kanë filluar.
Kësaj radhe këto këkesa vijnë nga përfaqësuesit shqiptar në vendet fqinje, Ali Ahmeti e Shqiprim Arifi.
Ky i fundit që udhëheq aktualisht komunën e Preshevës, thotë që në bisedimet me Serbinë duhet të përfshihen edhe përfaqësues të Luginës.
Tutje Arifi, tregon edhe kushtet e bashkimit të Luginës me Kosovën.
Kërkesa karshi kreut të Lëvizjes Vetëvendosje kanë adresuar edhe përfaqësuesit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Ali Ahmeti tregon sfidat që e presin qeverinë e ardhshme të Kosovës.
Kryetari i BDI-së ka kërkuar epilog përfundimtar në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij kësisoj do të krijohej një stabilitetet në rajon e në Evropë në përgjithësi.