• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

​Mospërmendja e Marrëveshjes së Uashingtonit nga Biden, po konsiderohet distancim prej saj

Mos përmendja zyrtare e marrëveshjes së Uashingtonit nga administrata e re e ShBA-së ka krijuar mëdyshje rreth mbështetjes së presidentit Joe Biden ndaj zotimeve të 4 shtatorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në dy letër shkëmbimet zyrtare të presidentit amerikan, drejtuar ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit serb, Vuçiq nuk përmendet fare marrëveshja e Uashingtonit e arritur nën administratën Trump.

28/02/2021 - 12:06:52
​Mospërmendja e Marrëveshjes së Uashingtonit nga Biden, po konsiderohet distancim prej saj

Kjo sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare nuk është rastësi, por tregon distancimin e administratës së re nga marrëveshja, teksa thonë se mund të shtyhen përpara vetëm pjesë të saj. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit vazhdon të konsiderojë se e vetmja pikë e mirë nga ajo marrëveshja ishte njohja e Izraelit.

Zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu thotë se duke e ditur çka paraqet për Kosovën ajo marrëveshje, do të ulen me administratën e re të ShBA-së për të diskutuar, pasi disa nga ato pika të marrëveshjes, sipas tij kanë qenë edhe në kuadër të dialogut të Brukselit.

Lexo më shumë

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
0
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
3

“Zotëri Kurti edhe në të kaluarën ka thënë se ai dokument më së miri është i lexueshëm doket nga fundi i saj. Përfitimi nga ajo pika ku përcaktohet vullneti i shtetit të Izraelit për të vendosur marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, e duke njohur atë fillimisht. Është lajm i mirë, një njohje e re e rëndësishme për të cilën ne edhe kemi uruar dhe jemi të përkushtuar që në momentin e parë që të vijmë në qeveri të vendosim marrëdhënie të sinqerta, korrekte të partneritetit me Izraelin. Mendoj që është lajm i mirë që në ShBA tashmë ka një administratë të re, e cila udhëhiqet nga presidenti Biden, të cilin ne e kemi përkrahur hapur dhe publikisht gjatë fushatës presidenciale në Amerikë…disa nga pikat e dokumentit të Uashingtonit janë pika që kanë qenë marrëveshje në kuadër të dialogut me Brukselit, në anën tjetër janë disa pika të cilat janë vështirë të kuptohen se gjenden në mesin e atyre 16-17 pikave të marrëveshjeve. Duke e ditë këtë dhe argumentuar atë se çka paraqet për Kosovën, tashmë me një administratë të re që është shumë e mirë dhe lehtë të ulemi ashtu që të diskutohet gjithçka brenda bashkëpunimit që synojmë të forcojmë me ShBA-së”, thotë ai.

Ndërsa, drejtori i institutit “Epik”, Demush Shasha thotë për KosovaPress se në asnjë shkëmbim të lartë politik nga ana e ShBA-së nuk është përmendur marrëveshja e Uashingtonit. Sipas tij, kjo tregon se administrata e re Biden nuk e konsideron këtë marrëveshje si ndërtues të politikave të saja karshi dialogut Kosovë-Serbi.

Megjithëkëtë, Shasha tregon cilat nga pikat mund të ripaketohen në kuadër të politikës ë re amerikane karshi Kosovës dhe Serbisë.

“Mesazhi i parë është se në asnjë shkëmbim të lartë politik nga ana e ShBA-së në asnjë moment nuk është përmendur marrëveshja e Uashingtonit. Kjo nuk është rastësi. Administrata e re Biden po tregon qartë se për të nuk është një marrëveshje mbi të cilën ata do të ndërtojnë politikën e tyre karshi dialogut dhe Ballkanit Perëndimor. Pra po shohim një distancim të administratës Biden nga marrëveshja e Uashingtonit… Ajo që duhet të presim është që një numër i pikave do të ripaketohen në kuadër të politikës së re të administratës Biden karshi Ballkanit Perëndimor dhe dialogut Kosovë-Serbi. Pra pres që një numër i pikave të asaj marrëveshje të mbesin në fuqi, por të ristrukturohen në kuadër të qasjes së re të Biden. Në këtë kuptim qasja do të mbetet e njëjtë sa i përket sigurisë së shërbyesve 5G, qasja do të jetë e njëjtë sa i përket gjërave infrastrukturore, sa i përket Hamasit, e kështu me radhë”, deklaron ai.

Letrat e presidentit Biden, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike po i sheh si tregues për një qasje ndryshe nga administrata Trump.

“Kjo tregon që administrata Biden do të ketë një qasje më të ndryshme nga ajo e administratës Trump. Do të ketë një qasje më të strukturuar dhe ndoshta më të thellë ku e sheh kontestin historik dhe politikë pak më shumë se administrata e kaluar. Mos përmendja e marrëveshjes së 4 shtatorit mbetet të shihet a është përnjëmend, do të eskivohet nga administrata Biden. Apo do të merren copëza të saj që mendojnë që janë të dobishme. Nëse në një dimension më të gjere kur kjo marrëveshje konsiderohet negative nga qeveria e ardhshme, atëherë mos përmendja e kësaj marrëveshje është pozitive në këtë funksion. Pasi nëse ka pika problematike që kjo qeveri i konsideron dhe nëse administrata e zotëri Biden ka qëndrime të njëjta, atëherë ne mund të kemi një lloj pajtueshmërie për largimin e disa pikave, apo implementimin e të tjerave”, pohon Fetahu.

Më 4 shtator të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në gjithsej 16 pika, mes tjerash flitej për bashkëpunim ekonomik dhe investime miliardësh nga ana amerikane në Kosovë, mirëpo ende diçka e tillë nuk ka ndodhur.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
Lajme

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
0
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
3
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
10
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Trump do të marrë një dhuratë në vlerë të 400 milionë dollarëve nga mbreti i Katarit

May 12, 2025
40
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Policia i arrestohen tre persona në Prizren, për rastin e vdekjes së 24-vjeçarit

May 12, 2025
19
Lajmi i Fundit: Putin dhe Zelenksy do të takohen në Turqi
Bota

Zelensky e sfidon Putinin kërkon bisedime Ukrainë-Rusi

May 12, 2025
5
Next Post
Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Likoshan e Qirez: U kemi borxh të gjithë atyre që dhanë gjithçka që ne të jetojmë të lirë

Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Likoshan e Qirez: U kemi borxh të gjithë atyre që dhanë gjithçka që ne të jetojmë të lirë

Më të fundit

  • Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
  • Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
  • PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi