• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

MPJ: Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrisë së Jashtme ruse e cila i konsideron partitë shqiptare si nacionaliste.

28/02/2021 - 12:02:15
MPJ: Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

MPJD përmes një komunikate për media konsideron se të gjitha partitë shqiptare në Kosovë kanë orientim të qartë pro-perëndimor dhe Euro-Atlantik.

“Javën e kaluar, Republika e Kosovës ka shënuar 13 vjetorin e mëvetësisë së saj. Edhe pse Rusia ka qenë e përfshirë në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës bashkë me 5 vende të tjera të Grupit të Kontaktit, në fund prishi konsensusin duke kërcënuar me VETO çdo rezolutë në KS të OKB që do të mundësonte krijimin e shtetit të Kosovës. Më 2010 Rusia sërish doli kundër opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, edhe pse Serbia, me mbështetjen e Rusisë kishte insistuar përmes Asamblesë së Përgjithshme të OKB për një opinion nga GJND” thotë MPJD..

Lexo më shumë

Haradinaj për masakrën e Tusuzit: Kosova ka paguar çmim të lartë për liri

Haradinaj s’pret zgjidhje te Presidentja, zgjedhjet i sheh si opsion të vetëm

October 31, 2025
13
Seanca për shkarkimin, Erion Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese

Seanca për shkarkimin, Erion Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese

October 31, 2025
4

Më tutje thuhet se për interesat e saj, Rusia është përpjekur ta përdorë rastin e Kosovës për ta krahasuar me raste të tjera në botë, si në Gjeorgji dhe Ukrainë dhe kriza të tjera në Kaukaz dhe gjetiu, por në secilin rast ka dështuar.

“Prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, përmes veprimeve të saj Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshje. Ndërtimi i një baze “humanitare” në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsoruar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të UN në Kosovë, sponsorizimet ruse për të prodhuar “fake news” në Kosovë dhe rajon, angazhime serioze të diplomacisë ruse për të kushtëzuar shtete dhe udhëheqës të caktuar për të ‘tërhequr njohjen e Kosovës’, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon. Në këtë mënyrë Rusia synon të rrënojë ndikimin perëndimor dhe ta imponojë atë rus”, thuhet në reagim.

MPJD tutje thotë se Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rrjedhojë e një procesi, i cili ka kaluar nëpër gjithë nivelet e sistemit ndërkombëtar.

“Legjitimiteti i shtetit të Kosovës ka marrë edhe vlerësimin unanim të GJND, se ky proces është bërë në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare. Është njohur nga 117 shtete të pavarura. Si shtet i ri dhe demokratik, Kosova përgjatë këtyre 13 vjetëve është dëshmuar si vend përgjegjës dhe serioz, që në vazhdimësi synon të avancojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, rajonale dhe me gjerë. Ditë më parë, Kosova mbajti zgjedhjet e saja të jashtëzakonshme. Ndonëse në rrethana pandemie, me procesin zgjedhor të 14 shkurtit, institucionet dhe populli i Kosovës dëshmuan se ndajnë vlera demokratike evropiane, ku vlerësohet dhe respektohet ligji dhe fjala e popullit. Këto zgjedhje ishin model për rajonin dhe ndoshta edhe për shumë vende perëndimore”.

Sipas MPJD-së, pavarësisht ndryshimeve politike demokratike, Kosova gëzon koncensusin e gjerë për përkushtimin për dialog për njohje reciproke me Serbinë, “mbi parime të përcaktuara të respektimit të integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterit unitar të saj, në afat kohor të kornizuar, dhe me epilog të definuar – njohja reciproke si e vetmja zgjidhje që garanton stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në rajon”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Haradinaj për masakrën e Tusuzit: Kosova ka paguar çmim të lartë për liri
Lajme

Haradinaj s’pret zgjidhje te Presidentja, zgjedhjet i sheh si opsion të vetëm

October 31, 2025
13
Seanca për shkarkimin, Erion Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese
Lajme

Seanca për shkarkimin, Erion Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese

October 31, 2025
4
Bajrami për votimin e fshehtë: Shkelje Kushtetuese
Lajme

Bajrami: Buxheti i vitit 2026, maskaradë politike në prag të zgjedhjeve

October 31, 2025
11
Qeveria në detyrë e rrit pagën minimale nga janari 425 euro, ndërkaq nga 1 korriku , 500 euro
Lajme

Qeveria në detyrë e rrit pagën minimale nga janari 425 euro, ndërkaq nga 1 korriku , 500 euro

October 31, 2025
9
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar

October 31, 2025
11
Qeveria në detyrë e miraton projektbuxhetin prej 4 miliardë euro për vitin 2026
Lajme

Qeveria në detyrë e miraton projektbuxhetin prej 4 miliardë euro për vitin 2026

October 31, 2025
19
Next Post
SBASHK-u kërkesë për MSH-në: Mësimdhënësit të jenë prioritet për vaksinim kundër COVID-19

SBASHK-u kërkesë për MSH-në: Mësimdhënësit të jenë prioritet për vaksinim kundër COVID-19

Më të fundit

  • Haradinaj s’pret zgjidhje te Presidentja, zgjedhjet i sheh si opsion të vetëm
  • Seanca për shkarkimin, Erion Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese
  • Bajrami: Buxheti i vitit 2026, maskaradë politike në prag të zgjedhjeve
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi