Një punëtor është lënduar aksidentalisht në vendin e tij të punës në fshatin Bresje të Fushë Kosovës dhe është dërguar në QKUK.
Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin dhe mbikëqyrësin e firmës.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është dërgua në QKUK dhe sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Është arrestuar pronari dhe mbikëqyrësi i firmës të dyshuarit meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “