Shtabi i Krizave i Komunës së Mitrovicës Veriore ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 86 raste të reja të koronavirusit.
Sipas të dhënave të fundit, gjatë kësaj periudhe kohorë janë shëruar 39 pacientë nga COVID-19, kurse aktualisht janë 545 raste aktive në zonat me shumicë serbe në Kosovë.
Që nga fillimi i pandemisë, 15 mijë e 57 serbë të Kosovës janë testuar për COVID-19, prej të cilëve 4 mijë e 377 kanë rezultuar pozitivë