Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me presidentin e Kosta Rikës Carlos Alvarado Quesada.
Ky takim ka ndodhur në punimet e në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Thaçi ka shprehur mirënjohje për këtë vend që ka qenë ndër vendet e para që ka njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe e ka përkrahur Kosovën në çdo forum ndërkombëtar.
Pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe në Ballkan dhe në tërë Evropën”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ai i kërkoi homologut të tij bashkëpunim të dy vendeve në fushën e mbrojtjes së ambientit.
Presidenti Quesada u shpreh se Kosta Rika mbështet angazhimin për paqe të qëndrueshme në Ballkan dhe në Evropë.
Kreu i shtetit të Kosovës falënderoi për qëndrimin konsekuent të Kosta Rikës karshi vendit tonë, përkundër presioneve nga Serbia.