Kryetarja e Dhomës se Përfaqësuesve ne SHBA Nancy Pelosi, denoncoi sjelljen e Presidentit Donald Trump pas zbulimeve se ai i kërkoi Ukrainës të hetojë rivalin e tij politik Joe Biden dhe djalin e tij Hunter, dhe ajo la të kuptohet se kjo mund ta shtyjë atë të mbështesë mocionin e mosbesimit ndaj presidentit.
“Unë u kam thënë njerëzve, sapo t’i kemi faktet, ne jemi gati. Tani kemi faktet. Ne jemi gati … për më vonë sot”, tha Pelosi në Samitin e Ideve të Atlantikut.
“Nëse presidenti dëshiron që ata të hetojnë diçka për kundërshtarët e tij politik, kjo është e vetëkuptueshme se nuk është e drejtë. Ne nuk kërkojmë nga qeveritë e huaja të na ndihmojnë në zgjedhjet tona”, shtoi Pelosi.
Ajo gjithashtu tha se planet e Trump për të publikuar transkriptin e telefonatës së diskutueshme me presidentin e Ukrainës, ka të ngjarë të bëjë shumë pak për të ndryshuar ndjenjat nga më shumë se sa gjysma e Demokratëve të Dhomës se Përfaqësuesve që janë në mbështetje të mocionit te mosbesimit në një farë mënyre.