Podujeva është destinacioni i radhës, ku me shumë entuziazëm u prit kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha.
Berisha tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e përkushtuar në zgjidhjen e qështjeve jetike për vendin
Ai theksoi para kryesisë dhe përkrahësve të kësaj partie, se ashtu siç ka punuar për të gjithë qytetarë pa dallim, do të vazhdojë të punojë edhe mandatin e dytë.
Ndërsa sipas kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Podujevë Besnik Tahiri, e rëndësishme është që të dalin të parët si parti në këto zgjedhje.
E kryetarja e degës se AAK-së, në Podujevë Mrika Thaqi, theksoi se përkrahja dhe mbështetja nga kandidati për deputet i AAK, Bekë Berisha, është mëse i nevojshëm në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Andaj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, shihet mobilizim dhe një frymë e fuqishme.