Menaxherja e zyrës së ushtrueses së detyrës së presidentes,Vjosa Osmani, Egnesa Vitia ka njoftuar se deri më tani nga votat e numëruara të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Osmani i ka mbi 250 mijë sosh, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur Vitia përmes një postimi në Facebook.
“Me u lodh t’u numëru vota të Vjosës. 250 mijë vetëm deri tash”, shkroi ajo.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.