Kësisoj në Kuvendin e Kosovës do të ketë një numër të vogël të përfaqësuesve të kësaj partie.
Njëra ndër deputetet që ka arritur të mbledhë vota të mjaftueshme nga këto zgjedhje është Albena Reshitaj, e cila ishte pjesë e Kuvendit edhe në legjislaturën e kaluar, transmeton TelegramiSot.
Përmes një publikimi në Facebook, Reshitaj tha se nga të dhënat që ka marrë, mbështetja për të edhe në këto zgjedhje ishte shumë e madhe.
Ajo theksoi se Aleanca do të vazhdojë të qëndrojë konsistente në kontributin e saj për të ardhmen e sigurt të vendit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Numërimi zyrtar i votave për votimin e 14 shkurtit është në përfundim e sipër.
Nga të dhënat që kam marr, del se mbështetja për mua, edhe në këto zgjedhje ishte shumë e madhe, duke ma dhënë besimin pothuajse në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Ndaj, dua të Ju falenderoj një nga një për mbështetjen që ma keni dhënë në Therandë, Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Rahovec, Deçan, Prizren, Klinë, Gjilan, Ferizaj, Istog, Obiliq, Lipjan, Malishevë dhe në çdo cep të Republikës tonë .
Besimi juaj për mua është i shenjtë!
Aleanca do të vazhdojë të qëndrojë konsistente në kontributin e saj për të ardhmën e sigurt të vendit.
Ju FALEMNDERIT !