Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka reaguar pas rezultateve të KQZ-së ku Nisma Socialdemokrate nuk e kalon pragun, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka falenderuar aktivistët për mbështetjen, duke shtuar se kjo është vetëm një betejë e humbur.
“Të nderuar mbështetës dhe simpatizant të Nisma-Socialdemokrate, nga zemra ju falenderojë për mbështetjen dhe tër aktivitetin tuaj që keni dhënë gjatë këtyre ditëve. Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur, por luftën politike në mbrojtje të vlerave Kombëtare ME ÇLIRIMTARËT dhe PËR ÇLIRIMTARËT do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë me komandant ÇELIKUN. Përjetësishtë me ty dhe vetëm me ty LIDERI IM”, tha ai.