Qytetarët e Kosovës dje kishin të drejtën që të dalin të votojnë në zgjedhjet parlamentare të parakohshme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pothuajse ka bërë numërimin 100% të votave në të gjitha komunat e vendit, me përjashtim në disa të tjera.
Në Komunën e Malishevës ku favorit të fitojë bindshëm ishte kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, siç duket nuk doli të jetë ashtu.
Në bazë të votave të numërura nga rezultatet preliminare të KQZ-së, në këtë qytet, Nisma nga 20 mijë e 714 vota, ka arkëtuar vetëm 6.530 apo 229 më shumë se Lëvizja e Vetëvendosje e cila ka 30.44 për qind.
Në vendin e dytë është PDK-ja me 20.61 për qind, duke lënë pas LDK-në që ka 10.14.