Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para pas mbylljes së vendvotimeve.
Deri më tani janë numëruar 50% të votave në tërë vendin.
Nga ky numërim LVV është duke prirë në disa komuna. Ajo çfarë duket befasi është rezultati në komunën e Istogut që deri më tani ka qenë bastion i LDK-së.
Sipas rezultateve e deritanishme LVV-ja ka marrë 41,61% duke lënë mbrapa LDK-në me 25,69%, AAK-në me 12,77% dhe PDK-në me 9,30%.
Duhet theksuar se këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe se numërimi i votave është duke vazhduar.