E njëjta deklaroi se këto zgjedhje të jashtëzakonshme folën për një kulturë të lartë demokratike, që elektorati shprehu gjatë procesit të votimit, transmeton TelegramiSot.
Tutje ajo tha se kjo është fitorja e parë, e dyta është ajo që tashmë e njohin si predominimi i Vetëvendosjes.
Ajo poashtu tha se së shpejti do të ketë institucione të reja, me njerëz e koncepte të reja.
Postimi i plotë:
Këto zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo ditë e shënuar për të ardhmen e popullit, të cilit i përkas, folën për një kulturë të lartë demokratike, që elektorati shprehu gjatë procesit të votimit. Në kushte kohore, shëndetësore e politike, që mund të koincidojnë veç një herë në njëmijë, populli i Repblikës së Kosovës, demostroi qetësi, maturì dhe entusiazëm njëkohësisht.
Kjo është fitorja e parë, e dyta është ajo që tashmë e njohim: predominimi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Së shpejti do të kemi institucionet e reja, me njerëz të rinj e që do të drejtojnë me mentalitet të ri, me koncepte të reja bashkëkohore, larg familiarizmit e klientelizmit të dekadës së fundit.
Me porositë e të madhës Nënë Tereze, që shihen lart mbi kokat tona, unë vërtet ju uroi të gjithëve!
Urime Kosovë! Përpara Kosovë!.