Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Thaçi tha se shumë qytetarë janë kthyer pasi janë lodhur nga pritja.
Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Në Qendrën e Votimit në FIEK në Prishtinë jemi mbi 200 veta duke pritur rreth 2 orë për të votuar. Qe më shumë se gjysmë ore janë harxhuar fletë-votimet dhe ende nuk janë sjellur në qendër të votimit.
Radha dhe koha e pritjes po zgjatet edhe më shumë. Fatkeqësisht, shumë njerëz edhe po kthehen pa votuar për shkak të kësaj.
Në rastin më të mirë kjo është papërgjegjësi e jashtëzakonshme e KQZ-së, në rastin më të keq kjo është sabotim i zgjedhjeve nga KQZ dhe mohim i të drejtës së qytetarëve për të votuar, duke ua vështirësuar apo pamundësuar votimin.