Procesi i votimit është duke u shoqëruar me shkelje të masave anti-COVID, ku në qendrat e votimit, shihen grumbuj të njerëzve të cilët nuk respektojnë distancën, e në disa raste janë edhe pa maska.
Njëjtë po ndodh edhe në qendrën e votimit në shkollën “Gjergj Fishta”, në Prishtinë, ku shihen grumbuj të njerëzve teksa presin për ta ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.