Mesazhet janë dërguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton TelegramiSot.
“I dashur qytetar, kërkoj mirëkuptimin tuaj që nuk patëm rastin të takohemi në fushatën që kaluam. Voto për shtetin, LDK 32 Muharrem Svarqa nr 28”, thuhet në njërin nga mesazhet e dërguar nga LDK.
Kurse, AAK në mesazhin drejtuar qytetarëve thotë se Kosova ka nevojë për president të fortë, duke ftuar kështu votuesit që të votojnë Ramush Haradinaj.
“Kosova ka nevojë për një president të fortë, një njeri të dëshmuar, qytetarë zgjedhjen e duhur e keni tek AAK – 135, voto Ramush Haradinaj”, thotë mesazhi i AAK-së.
Të tilla mesazhe, qytetarët kanë pranuar edhe në zgjedhjet e kaluara.