• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

​Zgjedhjet e nesërme pa monitorimin e OSBE-së dhe me dy mijë vëzhgues më pak

Integriteti zgjedhor që ka arritur Kosova në disa palë zgjedhje po bënë që zgjedhjet e 14 shkurtit të mbahen për herë të parë pa monitorimin e misionit të OSBE-së. Ndërkohë do të jenë edhe dy mijë vëzhgues më pak nga DnV të angazhuar për monitorim të zgjedhjeve të nesërme në krahasim me zgjedhjet e 2019-ës, për shkak edhe të pandemisë COVID-19.

13/02/2021 - 13:44:51
​Zgjedhjet e nesërme pa monitorimin e OSBE-së dhe me dy mijë vëzhgues më pak

Florent Spahija nga koalicioni i organizatave joqeveritare që monitorojnë procesin zgjedhor Demokracia në Veprim thotë se vetëm 500 vëzhgues do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor në qendrat e votimit dhe në vendvotime.

Spahija thotë për KosovaPress se kanë reduktuar numrin e vëzhguesve edhe për shkak të pandemisë.

Lexo më shumë

Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
18
Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

December 8, 2025
29

“DnV ka marrë një vendim të tillë (për uljen e numrit të vëzhguesve) për shkak të pandemisë, e dyta, integriteti i zgjedhjeve ka shkuar duke u rritur dhe kjo është një arsye tjetër pse është zvogëluar misioni. Normalisht, do ta bëjmë me sistemin e monitorimit sistematik, normalisht nuk ka me qenë në të gjitha klasat, në të gjitha vendvotimet. Ajo që do të bëhet, do të bëhet përmes një mostre të caktuar”, thotë ai.

Angazhimi i institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit te zgjedhjeve, për një proces të lirë zgjedhor, sipas tij, është arsyeja e ngritjes së integritetit zgjedhor në nivelin që është sot.

Meqë nuk mund të mbulojnë të gjitha qendrat e votimit e rrjedhimisht as të gjitha vendvotimet, Spahija bënë të ditur se do të organizohen në bazë të mostrës, të cilën e kanë përcaktuar bashkë me institucionet e tjera përgjegjëse.

“Ne do të kemi në teren 500 vëzhgues, të cilët do të komunikojnë me ne gjatë tërë ditës. Çdo shkelje që do të ndodhë gjatë ditës në vendvotim, është një pasqyrë reale për atë që ndodh në tërë territorin e Kosovës, por që konsiderojmë që integriteti i zgjedhjeve është në nivelin e tillë meqë është angazhuar Prokuroria, Policia e Kosovës, gjykatat, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe të gjitha organizatat dhe organizmat shtetëror për të mbrojtur votën. (Ne fund te intervistës) Në një qendër votimi mund të jenë 2-3 veta, por ndonjë qendër mund të mos mbulohet fare. Kjo varësisht nga ajo se qysh është përcaktuar mostra”, thekson Spahija.

Ngritja e vetëdijes kombëtare se vota është e shenjtë, për Spahijën është garantuese për një proces zgjedhor të lirë.

Në të kundërtën, ai thekson se kushdo që nuk respekton ligjin mund të shkojë në burg.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Vazhdimisht kemi punuar si organizatë dhe si grup i organizatës në këtë drejtim, pra që me e rritë vetëdijen që vota është e shenjtë dhe duhet të mbrohet nga komisionerët por edhe nga vet qytetarët. Keqpërdorimi i votës është vepër penale dhe ka me u ndjek (ligjërisht), kurdo që zbulohet. Mos të mendojë dikush që nëse nuk shihet në vendvotim që po e keqpërdor votën, nuk ka me u pa nga dikush që i sheh ato fletëvotime, pra dikush i auditon ato fletëvotime, më pas mund të shkojë dikush në burg vetëm pse ka punuar në kundërshtim me atë që thotë ligji”, shprehet ai.

Spahija thotë se ndonëse me numër të reduktuar të vëzhguesve, Demokracia në Veprim do të mbledh të gjitha informatat nga tereni në një qendër dhe do të bashkëpunojë ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

KQZ njofton se numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar për zgjedhjet e nesërme është 29 mijë e 200 vëzhgues. Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; një institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues.

Bashkimi Evropian ka dërguar një Mision të Ekspertëve të Zgjedhjeve (EEM) në Kosovë që do të mbulon të gjithë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit, duke përfshirë fazën e ankimimit. EEM do ta përgatitë një raport për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet se si të përmirësohet dhe forcohet më tej procesi zgjedhor.

Diplomatët nga Zyra e BE dhe përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE do të ndjekin nga afër procesin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve duke i vizituar qendrat e votimit.

Nesër, më 14 shkurt, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa kujtojmë se vendi shkoi në zgjedhje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
Ekonomia

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
18
Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda
Lajme

Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda

December 8, 2025
29
Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit
Lajme

Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit

December 5, 2025
42
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në
Bota

Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në

December 5, 2025
23
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Lajme

Putin i vendosur: Rusia do të marrë të gjithë Donbasin, me luftë

December 5, 2025
32
E vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali
Lajme

E vrau gruan një ditë më parë, gjendet i plagosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali

December 5, 2025
42
Next Post
Syla: S’kemi as kapacitete spitalore nëse rriten rastet me COVID-19

Syla: S’kemi as kapacitete spitalore nëse rriten rastet me COVID-19

Më të fundit

  • Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
  • Arrestohet 40-vjeçari nga Kosova në Morinë,në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda
  • Para flamurti të Kosovës, betohet kryetari serb i ri i Zveçanit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi