• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

10 mijë euro për çdo të tretin fëmijë / Premtimet e partive për të fituar pushtetin

12/02/2021 - 18:31:13
Nëse fëmija merr frymë kështu, urgjentisht dërgojeni te mjeku

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, e cila ndonëse zyrtarisht nisi nga 3 shkurti, aktivitetet e partive politike filluan qysh në momentin kur u shpallën zgjedhjet e reja më 6 janar e u shpërbë legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Jemi mësuar gjatë fushatave të dëgjojmë premtime nga më të ndryshmet, duke u nisur nga ato që janë “më përtokë” e deri te ato që madje as partitë politike vet nuk arrijnë t’i besojnë.

Lexo më shumë

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

May 14, 2025
10
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin

May 14, 2025
16

Njëri nga premtimet që këtë vit ka marrë vëmendje më të madhe dhe është komentuar më së shumti në çfarëdo debati televiziv dhe analiza zgjedhore që janë bërë është ai i kandidatit për deputet të AKR-së Islam Pacolli.

Ai ka premtuar se nëse marrin mandatin në listën bashkë me LDK-në do t’i ndajnë nga 10 mijë euro për çdo fëmijë që lind.

“E kemi program përkrahjen e shtesave për fëmijë, e cila çdo fëmijë që lind duhet me marrë një buxhet të caktuar, që unë kam propozuar me qenë 10 mijë euro, posa të lind ajo nanë t’i merr ato, do të thotë që ka lind një fëmijë., të jetë një përkrahje sado e vogël. 10 mijë euro për çdo fëmijë të lind? Po patjetër, ky vend nuk rritet ndryshme”, kishte thënë Pacolli në një intervistë.

Për të kjo është fare e mundur, pasi që siç ka thënë Pacolli pushtetarët janë mësuar të zhvatin qytetarët e jo t’i japin.

Ndërsa një premtim tjetër është ai i kandidati për deputet nga Fjala Gezim Kelmendi, në premtimet e tij ka thënë se gratë duhet të punojnë vetëm 4 orë e të paguhen për 8 orë. Kjo sipas tij do të vlente për të gjitha gratë, pa marrë parasysh a janë të martuara apo jo.

“Pjesë e programit tonë pavarësisht a janë të martuara apo jo gratë, është që të punojnë vetëm 4 orë dhe të paguhen për 8 orë. Ndërsa sa i përket pagesës së pushimit të lehonisë është që 6 muaj të paguhen nga punëdhënësi dhe 6 muaj nga shteti”, kishte thënë Kelmendi.

Ndërsa lideri i Vetëvendosjes, ka premtuar se do ta bëj shërbimin ushtarak të detyrueshëm, premtim ky që në kohën nëpër të cilën po kalon Kosova nga ekspertët duket vështirë i realizueshëm.

“Do ta bëjmë ushtrinë 6 muaj, 3 muaj verës dhe 3 muaj dimrit. Ne do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm vetëm nëse do të pajtohen (të rinjtë) përndryshe do të kenë shërbim civil. Kemi kohë në 2021 ta planifikojmë buxhetin për vitin tjetër, por do ta rishikojmë buxhetin aktual menjëherë dhe do ta sjellim në Kuvend në legjislaturën e ardhshme”, ka thënë Kurti teksa shpaloste programin e tij qeverisës.

Në anën tjetër hiç më poshtë nuk kanë mbetur me premtime as partia e Enver Hoxhajt, PDK-ja. Ata kanë thënë se po ua dhanë besim qytetarët do të rrisin pagat në shumë nivele shtetërore.

“Me programin tonë, personelit shëndetësor do t’u rriten pagat. Do të kemi një përshkallëzim, ku paga e mjekut specialist do të jetë deri në 1500 euro. Infermierët, ndërkaq, do të kenë një pagë jo më të ulët se 650 euro”, ka thënë Uran Ismaili në një deklaratë të tij.

E kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, është përkujdesur që as kësaj here të mos mbetet pa u përmendur liberalizimi i vizave.

Ai ka thënë se deri në fund të këtij viti, qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm, po të jetë ai në krye të qeverisë.

“Viti 2021 do të mbyllet me marrëveshje ndërkombëtare për të përmbyllur së pari procesin e dialogut, për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet me fqinjin tonë, me njohje reciproke. Viti 2021 do të mbyllet me ndihmën e miqve tanë, familjes tonë politike, partive popullore evropiane me liberalizim të vizave”, kishte deklaruar Hoti në një tubim në Istog.

Nisma e Fatmir Limajt, ka premtuar se veprimin e parë që do ta ndërmarrin është që të bëjnë padi ndaj gjenocidit që ka bërë ushtria serbe në Kosovë gjatë luftës.

Ndërsa Partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja në këto zgjedhje ka hyrë me qëllime të qarta dhe duke shtyrë idenë e saj që lideri I saj pas zgjedhjeve të marrë pozitën për president.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen këtë të diele me 14 shkurt./IndeksOnline

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Lajme

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

May 14, 2025
10
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin

May 14, 2025
16
Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
Ekonomia

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
4
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Bota

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
26
Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë
Bota

Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë

May 14, 2025
4
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Fushë Kosovë: Arrestohet burri e kërcënoi gruan – i konfiskohet edhe pistoleta

May 14, 2025
3
Next Post
Ditë të akullta dhe erë, ja deri në sa minus do të bien temperaturat në Kosovë

Ditë të akullta dhe erë, ja deri në sa minus do të bien temperaturat në Kosovë

Më të fundit

  • Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
  • Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin
  • Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi