Një tornado e vogël ka goditur qytetin turk Çesme në bregun e detit Egje, duke lënë pas vetes vetëm rrënoja nga të cilat janë lënduar 16 persona.
Tornado ka kaluar përmes qytetit Çesme, që gjendet rreth 90 kilometra në perëndim të Izmirit, ku si rezultat i erërave të fuqishme janë shkulur drunjtë, shembur kulmet e shtëpive dhe shkatërruar vetura, anije dhe një kran, transmeton TelegramiSot.
Më së rëndi është goditur pjesa që është mjaft e kërkuar gjatë verës ku ka vila luksoze, ku krani i shkulur shkatërroi një pjesë të një lagje, e personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spital për tretman.
“Çesme është parajsa në tokë, ka pësuar një tmerr gjatë natës së mbrëmshme”, ka thënë kryetari i këtij qytetit Ekrem Oran.