20-vjeçari aktualisht po shijon një sezon superior në Etihad dhe i ka impresionuar në fitoren e së dielës 4-1 ndaj Liverpool.
Ish-sulmuesi i Cityt, Trevor Sinclair është jashtëzakonisht i ngazëllyer nga mesfushori dhe ai mendon se ai do të jetë lart si njëri nga më të mirët e botës.
“Në të vërtetë besoj se ai mund të jetë aq i mirë sa të fitojë Topin e Artë nëse i mban këmbët në tokë dhe vazhdon të punojë pa u lodhur siç po bën tani”, ka thënë fillimisht Sinclair për talkSPORT.
“Mendoj se ai tashmë është në biseda për lojtarin e ri të vitit në Ligën Premier dhe ndoshta edhe lojtari i vitit, pasi ai ka qenë aq i mirë dhe aq i qëndrueshëm”.
“Nuk mendoj se shumë njerëz e kuptojnë sa i shpejtë është gjithashtu. Jo vetëm kur vrapon shpejt, por lëviz me topin dhe ekuilibrin e tij të pabesueshëm”, përfundoi anglezi.
Foden ka pesë gola dhe tre asistime në 17 paraqitje në kampionat këtë sezon dhe menaxheri Pep Guardiola është i impresionuar, ashtu sikurse edhe legjenda tjetër e klubit, Shaun Goater, i cili gjithashtu mendon se anglezi mund të sfidojë çmimet elitare të futbollit botëror.
“E them çdo herë, në pesë vitet e ardhshme ai është sfidues për Topin e Artë. Ai ndikon në lojëra sa herë që luan”, ka thënë fillimisht Goater.
“Më pëlqen Phil kur është qendror, cilësitë e tij të driblimit vijnë në pah. Kur ai është anash, ai luan rolin për ekipin dhe e mban atë gjerësi. Ai rrotullohet, driblon dhe bën të gjitha llojet”.
“Shikoni ndeshjen me Liverpool. Andy Robertson është një mbrojtës i shkëlqyeshëm, por Foden kalon përtej tij para se të ndryshojë këmbët”, përfundoi ish-sulmuesi i Cityt.