Gjatë ditës së djeshme kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID në vend, e ku është vendosur që të kërkohet vërtetimi për testin PCR, për personat që vijnë nga vende të tjera, shkruan Gazeta Sinjali.
Për shkak të këtyre masave ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka ironizuar me masat e reja.
Ahmeti në reagimin e tij tha se pse nuk po kërkohen edhe vërtetimet nga gjykata në diasporë që nuk janë nën hetime.
“Ani teste PCR për ata që vijnë. Të lodht jeni seriozisht. Pse po ndaleni aty? Lypjauni vërtetimin që janë vaksinu, kasko sigurimin për kerre, vërtetimin nga gjykata në diasporë që nuk janë duke u hetuar, certifikatën e bashkimit familjar, dhe lene vec nga një polic në pika”, ka reaguar Ahmeti.