Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Bajram Gecaj, është tallur me liderin e Vetëvendosjes (VV’së), Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, duke i publikuar një fotografi ku këta dy shfaqën së bashku me Isa Mustafën.
Bajram Gecaj në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi nga koha kur Albin Kurti dhe Isa Mustafa po takoheshin për të nënshkruar një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Në fotografi shihet Isa Mustafa dhe Albin Kurti, duke u përkulur derisa i jep dorën, ndërsa mbrapa Mustafës shihet tashmë e larguara nga LDK, Vjosa Osmani.
Për këtë është tallur Gecaj duke shkruar se këto janë “raste të rralla kur ata veprojnë mençur”.
“Raste të rralla kur veprojnë mençur … Kurti përkulës, e Vjosa në vendin e vet (prapa shpinës)!”, ka shkruar ai.