“Edhe uzurpator edhe i dhunshëm. Stop dhunës ndaj qytetarit. Populli nuk duron dhunë”, ishin disa nga mbishkrimet që mbanin pankartat e qytetarëve.
Përpos këtyre thirrjeve që qytetarët patën para objektit komunal të njëjtit marshuan edhe nëpër qytet.
Pavarësisht se dje u publikua edhe video-incizimi ku Bulliqi shihej duke sulmuar fizikisht qytetarin në fjalë asnjë reagim nuk erdhi nga ana e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti lidhur me këtë rast.
Madje i njëjti u pa sot përkrah Bulliqit në tubimin që pati në Llap.