Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Podujevës ku edhe ka mbajtur takim me qytetarët e Llapit, raporton Gazeta Express.
Kurti së bashku me gruan e tij e zyrtarë të partisë, janë parë duke ecur nëpër Podujevë.
Së bashku me të është edhe kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi që pak ditë më parë u denoncua në polici për sulm ndaj një zyrtari të komunës.
Deri më tani, Kurti nuk ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet saktësisht se çka ka ndodhur atë ditë në emergjencën e Podujevës.