Komuna e Drenasit ka apeluar nga qytetarët që të kenë kujdes pasi vërshimet e fundit atje kanë rritur nivelin e ujit, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo komunë madje ka bërë të ditur se rruga tek ‘Guri i Plakës’ është thuajse i pakalueshëm.
“Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te ‘Guri i Plakës’, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Për çdo emergjencë, komuna i ka bërë thirrje qytetarëve të lajmërohen te Zyrtari për Emergjencë, në numrin e telefonit 049978948.