Tetë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, i cili ka ndodhur sonte.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.
“Një aksident ka ndodhur në mes të dy veturave, rreth orës 20:10. Të lënduar kanë mbetur tetë persona”.
“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet relevante të policisë”, ka thënë Gashi.
Nga ky aksident është lënduar kandidati për deputet i AAK-së, Arbër Tolaj, i cili pas tretmanit që ka marrë është kthyer në shtëpi.
Ai për Klan Kosova ka treguar se nuk ishte ngasës i automjetit, por ishte pasagjer.