Për shkak të ligjit “të çuditshëm” elektoral të Kosovës, Albin Kurti pritet që të shërbejë si kryeministër nëse dalin të sakta sondazhet, ku aktualisht thuhet se Lëvizja Vetëvendosje ka 40-50 për qind të votave, raporton euronews.
Nuk do të jetë hera e parë që Kurti mban postin e kryeministrit. Në 2019, Vetëvendosje formoi një koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) e cila zgjati vetëm 50 ditë para se LDK-ja të votojë pro shkarkimit të qeverisë, ku ishte pjesë edhe vetë, transmeton TelegramiSot.
Nga qershori, Hoti kishte marrë detyrën e kryeministrit pasi kishte arritur të krijonte një koalicion qeverisës me 61 vota të parlamentit nga gjithsej 120. Më 21 dhjetor, doli që një nga ato 61 vota ishte e pavlefshme pasi një deputet ishte dënuar me burg shkaku i një dënimi për mashtrim. Kjo rrëzoi qeverinë e Hotit dhe hapi rrugën për zgjedhje të reja më 14 shkurt.
Pritej që Kurti të kandidonte deri javën e kaluar, kur lideri i Vetëvendosjes u parandalua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për incidentin e gazit lotsjellës, i cili ndodhi në vitin 2015, kur kundërshtoi një marrëveshje të shënjimit të kufirit me Malin e Zi.
Më shumë se 40 për qind e kosovarëve janë nën 25 vjeç dhe mosha mesatare është 30, krahasuar me 41 në Serbi, 43 në Bosnjë dhe 46 në Gjermani. Pjesëmarrja në votime midis atyre nga 18 deri në 24 vjeç është më e lartë se çdo grupmoshë tjetër, sipas një raporti të vitit 2016 nga USAID.
“Është ndryshim i gjeneratave. Kemi 25 mijë të rinj kosovarë që mbushin 18 vjet çdo vit në një vend me 1.8 milion njerëz. Kosova është ende vendi i vetëm në Evropë që ka rritje të popullsisë”, tha Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv në Grupin e Kërkimit të Politikave të Ballkanit.