Një person është therur me thikë pas një rrahje që ka ndodhur në Lagjen e Spitalit sonte rreth orës 17:00 në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka njoftuar po lidhur me rastin, Policia ka arrestuar një person në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në Lagjen e spitalit në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar në vendngjarje personin e dyshuar si dhe ka konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, tha Ahmeti.