Ministrija e Mbrojtjes ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilët e kanë kaluar me sukses testin fizik.
“Duke marr parasysh situatën me pandeminë COVID-19, për kohën e mbajtjes së testimeve të radhës konkretisht për testin e Inteligjencës dhe testin e Njohurive të Përgjithshme do të njoftohen në fillim të muajit mars të këtij viti”, thuhet në njoftimin e ministrisë.