Lajmi për EO është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se pranimi i këtyre pakove po bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe vëzhguesve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri më tani numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 14 mijë e 625. Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subkjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara”, tha Elezi.
Elezi bëri të ditur se KQZ-ja do t’i pranojë fletëvotimet nga jashtë Kosovës deri më 12 shkurt, pasi ky është një afat që del nga ligji për zgjedhjet e përgjithshme.