Ish-analisti dhe tani kandidati për deputet nga Lëivjza “Vetëvendosje”, Armend Muja i ka reaguar gazetarit, Arben Ahmeti, pasi ky i fundit deklaroi se Muja kishte negociuar me Dardan Molliqajn për të hyrë në listën e AAK-së dhe PSD-së.
Sipas Mujës, kjo është një shpifje dhe aspak e vërtetë.
“Z. Ahmeti dhe jo vetëm, ka bërë shumë përpjekje, ndrydhje e cytje për të më bindur të ndryshoj kursi mendimi”, ka shkruar kandidati i LVV-së në Facebook.
Postimi i plotë:
Demant: Analisti Arben Ahmeti në Kanal 10 paska deklaruar që ‘ai paska qenë dëshmitar që Armend Muja ka negociuar me regjimin e vjetër dhe Dardan Molliqaj për kinse hyrjen në listë të AAK-PSD’. Shpifje në tërësi. Molliqajn nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk ka pasë asnjë lloj takimi ndërmjet meje, Ahmetit dhe asnjë figure politike. Ka qenë e zakonshme që z.Ahmeti të na bën oferta në emër të partive të rendit të vjetër, të cilat as unë, e as të tjerët nuk i kemi pranuar. Z. Ahmeti dhe jo vetëm, ka bërë shumë përpjekje, ndrydhje e cytje për të më bindur të ndryshoj kursi mendimi. Ai ka një trishtim të pazakonshëm ndaj ndryshimit dhe raport të quditshëm me kastat e vjetra politike. Kjo ishte edhe arsyeja që i ndamë rrugët në Debat Plus.