Pavarësisht se pandemia COVID-19 goditi rëndë bizneset, Ferrari shpërblen punonjësit me 7.500 euro bonuse.
Për prodhuesit e veturave, viti që lamë pas ishte i tmerrshëm, pandemia e COVID-19 detyroi pothuajse çdo sektor të kësaj fushe të ndalë prodhimin, duke pësuar kështu humbje të mëdha.
Por, falë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, Ferrari ka arritur që pjesërisht këtë problem ta zgjidh – duke kufizuar numrin e kontratave – krahasuar me vitin paraprak që shkonte deri në 10 për qind, transmeton TelegramiSot.
Nëse në këtë kontekst e konsiderojmë si një bilanc pozitiv në të cilën kompania italiane e ka gjetur veten mes muajit shkurt dhe mars. 11 muaj më vonë, pas fillimit të pandemisë, Ferrari doli me një komunikatë që nxiti një garë mes punonjësve për një bonus që në total kap shumën e 7.500 eurove.
Në anën tjetër shumë kompani tjera janë ankuar se pandemia e COVID-19 i ka goditur rëndë, duke i detyruar të përgjysmojnë numrin e punonjësve apo edhe ta shuajnë biznesin. Por një gjë e tillë nuk ndodhi me Ferrarin.