Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një vjedhje në Prizren.
Policia ka arrestuar një person pasi është kapur duke vjedhur në një barnatore, transmeton IndeksOnline.
“VJEDHJE E RËNDË
Rr. Gani Saramati, Prizren 07.02.2021-23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në një barnatore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton policia e Kosovës.