Një person është gjetur pa shenja jete në një nga dhomat e shtëpisë së tij në fshatin Banjë të Komunës së Istogut.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Banjë, Istog 08.02.2021 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në një nga dhomat e shtëpisë së tij. Njësitë policore kanë dalë nga vendi i ngjarjes si dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia