Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, e mbajti sot një tubim të fortë zgjedhor në vendlindjen e tij në Istog.
Berisha, mori besim të plotë nga Istogasit, se më 14 shkurt votimi do të bëhet për AAK dhe Haradinajn si president dhe Bekë Berisha si deputet.
I pranishëm në këtë aktivitet zgjedhor ishte edhe kandidati për president Z. Haradinaj, dhe një grup deputetësh të tjerë të AAK-së.
Ky është postimi i plotë i Bekë Berishës
Fjala ime e plotë në tubimin e sotëm zgjedhor:
I nderuari z. President i ardhshëm,
Të dashur bashkëqytetarë të Istogut,
Struktura te Aleancës në Istog, aktivistë, forum i gruas, te nderuar kandidat për deputet,
Mirë se erdhe ne shtepine tuaj president Haradinaj!
Kam nderin e jashtëzakonshem që të jem në mesin tuaj sot!
Qytetarë të dashur sot me pranine tuaj ju po jepni një mesazh të fuqishëm, qe qytetarët e Istogut kanë ditur dhe dijnë të rreshtohen drejtë;
Gjatë takimeve me secilin nga ju gjatë këtyre ditëve, kemi mbetur të mahnitur nga mirënjohja juaj ndaj punëve të cilat janë përfunduar apo janë në prag të përfundimit si projekt i qeverisë Haradinaj, andaj ju them sot se ne do te angazhohemi dhe do të punojmë 5fish më shumë në mandatin e ardhshëm duke e zhvilluar kështu Istogun;
Tani qytetaret e mbivades do kenë ujë te pijes pas 20 vitesh, Banja ujësjellës te ri, Istogu me shesh e park te ri, bjeshkët me rruge te reja, palestra dhe
shkolla te reja, kanale te ujitjes, te gjitha këto vetëm për 2 vite qeverisje me Haradinajn Kryeminister.
Istogu për gjenerata më radhë ka nxjerr mjek, inxhinier, akademik, duke e bërë Istogun të jetë një nga vendët me më së shumti kuadro në Kosovë!
Por, Istogu meriton edhe më shumë, dhe ketë mandat, me besimin tuaj, do të ja kthejmë frymën që i është marrë këto vite.
Të nderuar, ju e dini se gjatë këtyre viteve mbi 15.000 të rinj presin të dalin rrugëve te Evropës, për të kërkuar një jetë më të mirë. Me bindje të plotë ju them se kjo do të ndalët, me angazhimin tonë te pa lodhshëm.
Gjatë mandatit si kryemisiter të kryetarit Haradinaj, të gjitha projektet nga Istogu kan gjetur mbeshtetje te plotë për implementimin e këtyre projekteve.
Me gjithë këtë bukuri që ka Istogu, ne do ta bejmë Istogun qendrën kryesore të turizmit në rajon, dhe kjo do të ketë zhvillim ekonomik që do të ndikoj në rritjen e vendeve të punës; Këtu me prezencën tuaj sot, ju po e trasoni dhe rrugën tjetër, rrugën e ndryshimit ne Komunën tonë, me të drejtë, me punë dhe vullnet Istogut do i kthehen Investimet.
Qytetarë të dashur, besimin tuaj në kandidatët e Istogut dhe Presidentin Haradinaj sot, do ua kthejmë me punë dhe përkushtim nesër.
Deri me tani jeni bindur se NE E MBAJMË FJALËN!
Dalshim faqebardhë.