Kandidati i LDK-së për deputet Lumir Abdixhiku i ka quajtur arrogantë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Ai ka kritikuar ata për mostransparencë.
“Kjo është një sjellje e arrogancës që është krijuar prej profecie vetëpërmbushëse. Fillimisht nëpërmjet percepsionit që do të jenë të fuqishëm dhe e dyta nëpërmjet paraqitjes së tillë dhe një besimi artificial që e krijojnë’, tha Abdixhiku në Pressing.
“Por shqetësuese është arroganca. Pra, nëse dikush sillet me kaq arrogancë ende pa e marrë pushtetin paramendoni si do sillen kur e merr pushtetin”, thotë Abdixhiku.
“Nëse dikush heziton të shpalosë programin e vetë, idetë e veta, punët e veta dhe janë pyetje shumë legjitime dhe të rënda: duhet të na tregojë çka do të ndodh me dialogun, çfarë do të ndodh ne kërkesën e Uashingtonit”, thotë ai.