Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëheri ish-shef i grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Daut Haradinaj, sot ka vizituar Drenicën.
Haradinaj u shpreh se sot u nderua në Baicën e Rasim Kiqinës.
“Baica e mikut tim, tash Heroit Rasim Kiqina dhe shumë dëshmorëve e luftëtarëve, na priti me ngrohtësinë historike, ashtu siç më pritën në vitet 96-97”, shkroi Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Haradinaj së bashku edhe me kandidatët nga Drenasi; Beqir Kiqina dhe Kaltrina Morina, si dhe kandidatët mysafirë si; Haxhi Shala, Lahi Brahimaj dhe Idriz Shamolli e garantuan besimin e plotë në Baicë.
“Sot vulën e suksesit e gjetëm pikërisht në këtë pjesë të Drenicës.Familjes Kiqina dhe mbarë kësaj zone, ju jam mirënjohës për të gjitha që i kanë bërë në rrugën tonë të gjatë”, shtoi tutje ai.