Një person nga Fushë Kosova ka raportuar dje në Polici se dy të dyshuar ia kanë grabitur atij një zinxhir ari.
Ai gjatë raportimi ka thënë se dy personat e dyshuar me armë, e kanë futur me dhunë në veturë dhe e kanë dërguar në një fshat në afërsi të Prishtinës, ku e kanë rrahur dhe ia kanë grabitur zinxhirin.Policia ka bërë të ditur se viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor QKUK, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.