Sherri mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë mes Milanit e Interit, bëri bujë të madhe dhe tashmë prokuroria Federale ka hapur një hetim për rastin.
Prokurorët e ngarkuar me këtë çështje kanë marrë nën administrim të gjitha provat video dhe audio, për të parë se si rrodhi ngjarja, teksa më herët edhe arbitri Paolo valeri ka dhënë versionin e tij për incidentin.
Së fundi Prokuroria Federale ka marrë një pyetje sulmuesin suedez të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka folur nëpërmjet një lidhjeje direkte me video, në prani edhe të avokatit të tij dhe atij të klubit kuqezi.
Ibra ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë aspak për sjellje raciste dhe se vënia në dukje e riteve “voodoo” nuk ishte një ofendim, pasi vetë sulmuesi kishte folur për diçka të tillë në 2017-ën, kur ishte pjesë e Evertonit.
Klubi kuqezi ka mbrojtur fort Ibrën, duke mohuar se bëhet fjalë për sjellje raciste, që provokuan reagimin e belgut Lukaku, megjithatë fjalën e fundit do ta thotë prokuroria, e cila pritet të bisedojë edhe me sulmuesin e Interit.
Gjithsesi mediat italiane konfirmojnë se pikërisht Ibra është ai që rrezikon më shumë për rastin në fjalë, pasi nëse konfirmohet se bëhet fjalë për ofendime me bazë racore, mund të përballet me një dëmtim disa javor.