Kryeministri në detyrë, njëherësh kandidat i LDK-së për këtë pozitë në zgjedhjet e 14 shkurtit, Avdullah Hoti, ka folur rreth rimëkëmbjes së vendit si pasojë e pandemisë COVID-19
Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri sa të tjerët flasin për rimëkëmbje, ata tashmë po e bëjmë rimëkëmbjen.
“Deri sa të tjerët flasin për rimëkëmbje, ne tashmë po e bëjmë rimëkëmbjen: 365 milionë për vitin 2020- 222.4 milionë për vitin 2021- 200 milionë të Trustit”, shkroi Hoti në llogarinë e tij në Facebook.