Në moshën 51-vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka vdekur këngëtari i njohur, Rifat Kida
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur motra e tij, Resmije Kida Lumani, përmes një postimi në Facebook.
“Miqt e mi sot nga sëmundja e pashërueshme ndrroi jetë vllai im Rifat Kida ,,,,,Varrimi do të bëhet në vendlindje në fshatin Cërmjan të Dushkajës – Gjakovë”, shkroi Lumani.
Resmije e Rifat Kida ishin anëtarë të shoqërisë më të njohur që mbante emrin “Jahë Salihu Nivokaz”, prej nga ishin edhe këngëtarët, të cilët shpejt me zërin e tyre të veçantë e këngën e tyre u bënë të famshëm gjithandej.
Po ashtu në lidhje me vdekjen e këngëtarit Kida, njoftim kan vendosur edhe komuniteti shqiptarë në Teksas të SHBA-ve
Të nderuar bashkatdhetarë!
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot (02/05/2021) në Denton/Teksas, pas një sëmundje të rëndë ka vdekur bashkëkombasi i ynë Rifat Kida(i lindur me 02/13/1969) nga Cermjani i Gjakovës.
Rifati si fëmij ishte i njohur për zërin e tij si këngëtar i këngës folklorike së bashku me të motrën Resmije!
Gjatë vitëve të ‘80-ta në Shoqërinë Kulturo Artistike “Jahë Salihu” në Nivokaz,
zëri i tij u bë i njohur jo vetëm në Dushkajë por në tërë Kosovën dhe viset shqiptare gjithandej ku këndohej dhe flitej shqip!
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindje Cermjan-Gjakovë/Republika e Kosovës.
Nesër në Qendren Shqiptare do këtë ceremoni mortore për ngushëllime duke filluar nga ora 2:00PM deri në 9:00 Pm në këtë adresë:
350 E. Southwest Pkwy
Lewisville 75067 TX
Për informata më të hollësishme kontaktoni Zekë Nokshiqin në
214-636-1515